Treni dhe autobusi

Komunikacioni publik në Zvicër është i ndërtuar shumë mirë. Praktikisht është pothuajse çdo vendbanim me trena apo autobusa i arritshëm. Mjetet e komunikacionit janë të përpikta dhe ngasin në kohë të rregullt. Biletat duhet të blihen para hipjes në mjetet e transportit publik.

Komunikacioni publik

Komunikacioni publik (ÖV) e ka në Zvicër një vend shumë të rëndësishëm. Pasi që pothuajse gati çdo vendbanim shumë herët është i arritshëm, e shfrytëzojnë shumë udhëtarë trein apo autobusin. Ngasjet janë megjithë relativisht shtrenjët, mirëpo ka mundësi të ndryshme, të kursesh para. Kështu e vlen që të blehet, një abonament apo një kartë e lirë. Me një gjysëmtaksabonament( Halbtaxabo | abonnement demi-tarif) e paguan njeriu në tërë Zvicrën gjysmën e çmimit. Po ashtu eksiston mundësia, me blerë një bilietë më të lirë për disa trena apo autobusë.
Blerja e një abobeje sezonale ose një karte zbritjeje mund të jetë e vlefshme. Për shembull, me Travelcard Half-Fare, ju paguani vetëm gjysmën e çmimit në të gjithë Zvicrën. Biletat Saver janë gjithashtu të disponueshme për trena dhe autobusë të caktuar.

Biletat dhe abonamentet

Kush don ta shfrytëzoj trenin, duhet më parë ta blej një biletë (Billett). Nuk mund të blihen bileta në tren. Në autobusa është ndryshueshëm e rregulluar. Në çdo stacion të trenit dhe në shumicën e stacioneve për ndalje të autobusave gjenden automatat për bileta, në stacionet e mëdha të trenave ka sportele me shërbim. Biletat munden online apo përmes handyt të blehen. Për personat që udhëtojnë shumë, ka abonamente të ndryshme. Këto janë për rrugë të veçanta, vende të veçanta apo në tërë Zvicrën rrjeti i komunikacionit abonamenti gjeneral (Generalabonnement | abonnement général) në shitje. Fëmijët deri në 6 vjeç me një person përcjellës ngasin falas. Deri në 16 vjeç udhëtoni s`bashku me prindërt apo gjyshërit gati falas, nëse ju e keni një kartë për junior-apo për nipërit (Juniorkarte, Kinder-Mitfahrkarte | Carte Junior, carte Enfant accompagné). Informacione për bileta dhe abonamente mund të merren në bashkësinë e trenave të Zvicrës (SBB | CFF) apo në ndërmarrjet e autobusave.

Kantoni Bern-LIBERO- shoqata e tarifave

Rrjeti i tarifave LIBERO ofron çmime speciale për bileta, abonime dhe bileta ditore në kantonin e Bernës.
Në kantonin e Bernës ka shoqata të cilat ofrojnë tarifa LIBERO tarifa speciale për bileta, abone dhe karta ditore. Rajoni është i ndarë në shumë zona. Biletat apo abonetë për në tren apo autobus janë të vlefshme vetëm në zonat e caktuara. Kush shkon përtej këtyre zonave i duhet një biletë tjetër shtesë.

Kartat ditore të komunave

Shumë komuna ofrojnë bileta ditore për udhëtim në të gjithë Zvicrën në një ditë të caktuar. Këto bileta janë më të lira nëse blihen të paktën 11 ditë më parë. Ato nuk janë gjerësisht të disponueshme, kështu që është e rëndësishme t'i blini sa më shpejt të jetë e mundur. Informacioni është i disponueshëm nga këshilli juaj vendor.