Sigurimie private me detyrim zhdëmtimi

Çdo person i rritur do të duhej ta bënte një sigurim privat me detyrim zhdëmtimi. Ky sigurim merr shpenzimet përsipër, kur njeriu padashje ju shkakton dëm njerëzve apo në gjësende.

Zhdëmtimi personal

Kur njeriu një person tjetër e lëndon apo ndonjë gjësend e dëmton, që një personi tjetër i takon, për këtë detyrohet njeriu financiarisht. Kjo vlen edhe atëherë, kur dëmet nuk janë shkaktuar me qëllim. Njeriu mundet edhe për dëme të shkaktura nga fëmijët apo shtazët shtëpiake të dënohet. Shpenzimet munden me qenë shumë të larta. Kur njeriu marrim shembull e lëndon dikend gjatë ngasjes të skive, munden dëmet të shkojnë në qindramijëra franga.

Sigurimi privat me detyrim zhdëmtimi

Për mos me hy në vështërësi financiare nëse ndodhë një dëm, i nevojitet njeriut një sigurim privat me detyrim zhdëmtimi (Privathaftpflichtversicherung | assurance responsabilité civile privée). Ky ofertohet prej shumicës të sigurimeve private. Sigurimet private me detyrim zhdëmtimi munden shpesh të bëhen prej të gjithë personave që jetojnë bashkë. Ky sigurim nuk është i obligueshëm por preferohet patjetër. Shumë qiradhënëse dhe qiradhënës e kërkojnë një sigurim të till.

Shërbimet e sigurimit

Sigurimi privat me detyrim zhdëmtimi i mbulon dëmet në gjësende dhe persona, të cilat një person i siguruar i ka shkaktuar një tjetri. Këtu hyjn shpenzimet për riparim, shpenzimet për shërim, dëmet në rrogë apo para për dhembjet e shkaktuara te personi i dëmtuar. Sigurimi privat me detyrim zhdëmtimi i mbulon edhe shpenzimet dhe dëmet të cilat i shkaktojnë shtazët shtëpiake. Ky nuk paguan për dëmet që i shkaktojën personat të cilët jetojnë s`bashku në një shtëpi. Nuk mbulohen edhe shpenzimet, që njeriu i shkakton me qëllim apo pakujdesi.