Arsimimi profesional / shkollat e mesme

Pas shkollës të detyruar vendosin shumica e të rinjëve për arsimimin profesional. Kush dëshiron të studioj në një shkollë të lartë, duhet sipas rregullit në një shkollë të mesme ta bëjë maturën. Kjo është e mundshme edhe me një arsimim profesional.

Domedhënja e arsimimit

Një arsimim i mirë dhe një përcaktim në ushtrimin e një profesioni, në Zvicer ka një rëndësi të madhe. Pas mbarimit të shkollës të detyruar, të rinjët kanë shumë rrugë të hapura, për ta gjetë një zgjidhje në jetën profesionale (Sekundarstufe II | degré secondaire). Pa një arsimim të mëtejm është vështirë për ta gjetur një vend të mirë pune. Shërbimet për këshillime për profesione-dhe qendrat informative (BIZ | OP) i këshillojnë të rinjët dhe prindërit falas në pyetjet për arsimim dhe kualifikim të mëtejshëm. Administrata kantonale përgjegjëse është shkolla e mesme- dhe zyra për arsimimin profesional (Mittelschul-und Berufsbildungsamt | Office des écoles moyennes et de la formation professionelle)

Arsimimi profesional bazë

Shumica e të rinjëve vendosin pas përfundimit të shkollimit të detyruar për një arsimim profesional bazë (mësim zanati, Berufslehre | apprentissage). Me arsimim profesional mësojnë të rinjët në një ndërmarrje aftësit praktike dhe shkojnë njëkohësisht në një shkollë profesionale. Ka më shumë se 250 profesione për të zgjedhur. Ky shkollim zgjatë prej 2 deri 4 vjet. Të rinjët duhet vetë të kërkojnë një vend për mësim zanati/profesioni në një firmë. Kërkimi fillon që nga dy vitet e fundit të shkollës të detyruar. Shkolla ju ndihmon të rinjëve, mirëpo atyre ju nevojitet edhe ndihma e prindërve. Edhe shërbimet këshilluese për profesione -si dhe qendrat informative (BIZ | OP) ju ofrojnë të rinjëve oferta të ndryshme dhe i këshillojnë ata falas. Të rinjët të cilët e absolvojnë një profesion, munden ta bëjë edhe një maturë profesioni (Berufsmaturität | Maturité professionnelle), ose gjatë arsimimit bazë profesional apo më vonë.

Shkollat e mesme

Shkollat e mesme (Mittelschulen |Ecoles moyennes) ofrojnë një arsimim të gjerë të përgjithshëm. Këto shkolla përgatitin për një arsimim akademik në universitete apo shkolla të larta (Fachhochschulen | Hautes écoles spécialisées). Shkollat e mesme dallohen në ato që përmbyllen me një maturë gjimnazi (gymnasiale Maturität) dhe në ato që përmbyllen me një maturë në degë- profesion (Fach- apo Berufsmaturität | maturité professionnelle). Matura e gjimnazit mundëson hyrjen pa provim pranues në universitete. Matura në degë- apo profesion mundësojnë hyrjen pa provim pranues në shkolla të larta. Shkollat e larta janë të hapura për personat me maturë gjimnazi, ndërsa universitetet për personat me maturë në degë-profesion me provim pranues. Në disa raste ka edhe kushte shtesë.

Ofertat urëlidhëse

Një zgjidhje e ndërmjeme pas shkollës të detyruar janë oferat urëlidhëse (Brückenangebote | Solutions transitoires). Ato i pranojnë të rinjët që ende nuk kanë gjetë një zanat për shkollim të mëtejm, apo edhe ata që dëshirojnë të përgatiten më mirë për një zanat apo shkollë të mesme. Po ashtu edhe të rinjët, që pas shkollës të detyruar udhëtojnë munden ta vijojnë këtë ofertë urëlidhëse. Këtu i kushtohet peshë, hyrja në tregun e punës. Kjo ofertë urëlidhëse i mbështetë të rinjët që ta gjejnë një vend për praktikë apo një vend për mësim profesioni/zanati. Të interesuarit do të duhej të drejtohen në shërbimet oferta urëlidhëse në kantonin e Bernit apo te këshillimi për profesione -si dhe në qendrat informative (BIZ | OP).