Hyrja në tregun e punës

Mvaret prej përkatësis shtetërore dhe arsyes të ardhjes se a mundet dikush të punoj apo themeloj një ndërmarrje në Zvicër. Në çdo rast duhet punëtorët të lajmërohen te sigurimet sociale dhe të paguhet tatimi.

Leja e punës

Pyetja për lejen e punës zakonisht sqarohet përnjëherë me dhënjen e leje qëndrimit. Në rastin normal personat me të drejtë leje qëndrimi në Zvicër munden edhe të punojnë. Sipas përkatësis shtetërore dhe kohëzgjatja e punës, kërkesën për leje të punës e bënë punëdhënësi apo punëtori. Nëse nuk dihen procedurat, mundet një prej vendeve të mëposhtme të ndihmoj më tutje. Këto vende këshillojnë edhe personat, të cilët ende nuk banojnë në Zvicër dhe që duan këtu të punojnë. Refugjatët e pranuar (letërnjoftimi B) dhe personat e pranuar përkohësisht me apo pa status për refugjatë
(letërnjoftimi F) që nga viti 2019 nuk ju nevojitet më leje-qëndrim special. Mirëpo, gjdo fillim dhe mbarim i punësimit duhet të lajmërohet me një formular zyrtar në kanton. Procedura e lajmërimit (Njoftim i detyrueshëm | Meldepflicht | procédure d'annonce). Përgjegjës është kantoni ku njeriu punon. Kjo paraqitje është falas. Azilkërkuesëve (letrënjoftimi N) ju nevojitet leja.

Ndërmarrja vetanake

Se a mundet dikush në Zvicër ta themeloj një ndërmarrje të veten, mvaret prej përkatësisë shtetërore dhe nga leja e qëndrimit. Për personat nga vendet e EU/EFTA dhe për personat me leje qëndrimi C, themelimi i një ndërmarrje është më i lehtë. Njeriu duhet punën vetanake ta lajmëroj në komunën ku banon. Personat nga shtetet e tjera EU/EFTA duhet ta bëjnë një kërkesë me shkrim. Zyra për Migrim, (Migrationsdienst | service des migrations) informon emigrantet dhe emigrantët mbi atë, se a është i mundur themelimi i një ndërmarrje vetanake. Kush don të punoj i pavarur, duhet te AHV- Pensioni i pleqërisë te kasa familjare për shtesat e fëmijëve, shtesat për shkollim si dhe eventualisht sigurimi kundër aksidenteve si dhe te kasa për pension (trusti) të lajmërohen vet.

Puna në të zezë

Secila punë që paguhet duhet te zyrtarët përgjegjës të lajmërohet. Kush punon dhe nuk është i lajmëruar te sigurimet sociale nuk ka leje të punës, apo nuk i deklaron parat për tatim, e bënë veten të dënueshëm. Njeriu flet këtu për punë në të zezë. Puna në të zezë ka konsekuenca me ligj, si për punëdhënësin edhe për punëmarrësin. Përveç kësaj punëtorët nuk janë të siguruar kur mbesin të pa punë, kundër aksidenteve dhe invaliditetit, si dhe nuk kanë ndalesa për pension në pleqëri. Kush beson se punëdhënësi e trajton jo korrekt, do të duhej të shkoj në një këshillimore për drejtësi e cila është falas (Rechtsberatungsstelle | bureau de conseil juridique).

Të rinjët

Të rinjët tek kur t`i mbushin 15 vjet, guxojnë të punojnë. Punë të lehta me kohëzgjatje të vogël (p.sh. punë gjatë pushimeve) janë të lejuara. Prindërit dhe punëdhënësit janë të detyruar të kujdesën që të rinjët të mos mbingarkohen. Për të rinjët deri 18 vjeç vlejnë të drejta të posaçme në punë.