Me gjetë punë

Nё krahasim me vendet e tjera nё Zvicёr ka vetёm pak tё papunё. Megjithëkёtё punёkёrkuesit duhet tё plotёsojnё kёrkesa tё larta. Dёftesat dhe diplomat kanё domethёnie tё madhe. Njohurit në gjuhёn gjermane apo frënge janё parakusht i rëndësishëm pothuajse pёr ҫdo vend tё punёs.

Kualifikimet

Profesionet e përfunduara, diplomat dhe kualifikimet e mëtejme kanë në Zvicër gati në të gjitha profesionet vlerë të lartë. Diplomat e huaja nuk pranohen çdoherë. Shumë të rëndësishme gjatë kërkimit të një pune janë edhe dëftesat e punës të punëdhënësit të mëhershëm. Për shumicën e vendeve të punës, njohurit në gjuhën gjermane apo frënge janë të nevojshme. Ngase kantoni i Bernit ka këto dy gjuhë zyrtare, nganjëherë priten njohuri në të dy gjuhët.

Me gjetë një vend pune

Ofertat për vendet vakante të punës mund t'i gjeni në gazeta ditore edhe në portale të ndryshme të internetit. Shumë portale interneti ofrojnë mundësinë e krijimit të abonimeve falas për kërkim pune. Përveç kësaj, ekzistojnë agjenci private punësimi. Në Zvicër nuk është e pazakontë të telefonosh një kompani dhe të interesohesh për vende të lira pune. Kjo është gjithashtu e mundur, edhe kur kjo kompani nuk ka shpallur konkurs për një vend të lirë të punës. Qendrat publike rajonale të punësimit (RAV|OPR) mund të ofrojnë mbështetje në kërkimin e punës. Duhet t'u tregoni sa më shumë njerëzve të jetë e mundur se po kërkoni punë. Kontaktet personale mund të jenë shumë të dobishme në kërkimin tuaj të punës.

Aplikimi

Për një vend pune aplikon njeriu normalisht me shkrim. Për një aplikim duhet më s`paku një biografi (CV), një shkresë për motivim dhe nëse është e mundshme një kopje nga dëftesat përfundimtare, diplomat dhe dëftesat e punës. Në shkresën për motivim sqaron njeriu, pse është i interesuar për këtë vend pune dhe pse është personi i duhur për këtë punë. Nëse punëdhënësi është i interesuar, njeriu do të ftohet për një bisedë prezentimi personal (Vorstellungsgespräch | Entretien d'embauche). Për këtë bisedë njeriu do të duhej patjetër mjaftueshëm të përgatitet. Vende të ndryshme ofrojnë mbështetje falas, për përgatitje për aplikim.

Perspektiva edukative «BIPERS»

Ky shërbim këllillimi ju informon për arsimin dhe punën në Zvicër. Ky shërbim është për personat që kanë hyrë në Zvicër nëpërmjet bashkimit familjar ose me kontratë pune, nuk ndjekin më shkollën dhe kanë leje B, C ose L. Gjatë intervistës do të jetë i pranishëm një përkthyes. Regjistrimi është i mundur vetëm përmes pikave të kontaktit të integrimit (Ansprechstellen Integration | antennes d'integration). Shërbimi është falas.